Tërhoqi vëmendjen në Botëror, Haaland pozon me modelen kroate

Modelja kroate Ivana Knoll ka bërë namin duke pozuar në disa nga ndeshjet më të mëdha të futbollit të sezonit, por ajo u takua nga afër me një nga mega yjet e sportit gjatë pushimeve në Ibiza të premten.

E ashtuquajtura “Tifozja më seksi e Kupës së Botës” ndau një foto të saj me yllin fitues të trefishtë të Manchester City, Erling Haaland, pasi dyshja u takuan me njëri-tjetrin në klubin ekskluziv të plazhit Playa Soleil në Ibiza.

Si Haaland ashtu edhe Knoll shkëlqenin teksa goditën një pozë buzë plazhit, pa dyshim duke shijuar rrezet e diellit.

Por gjiganti norvegjez nuk dha shumë më tepër – duke fshehur pjesën më të madhe të fytyrës së tij pas një palë syze dielli me kornizë të bardhë.

Ish-Miss Kroacia shpërtheu në sy të publikut si një nga fanset më të zjarrta dhe më tërheqëse në Kupën e Botës 2018 në Rusi dhe në Kupën e Botës të Katarit 2022, teksa modelja ndoqi me dashni ekipin e saj kombëtar kroat në Doha.