Piranj Cast/ A është bërë pishman Julian Deda për hyrjen në politikë?

‘E ke më të mirë këtë emision se Edi Rama’.

Aktori Julian Deda i ftuar në ‘Piranj Cast’ me Florjan Binaj në SYRI TV, ka treguar detaje në lidhje me jetën jashtë aktrimit.

I pyetur nëse është penduar që i është futur edhe politikës, thotë se shqetësimet që ai ka shprehur herë pas here në rrjetet sociale apo në ekran, janë të drejta dhe janë për të gjithë qytetarët.