", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/30/auto_auto_auto_auto_Screenshot_31687162765168725798116879714001688152560.png", "width": 900, "height": 546 } }

Chelsea zyrtarizon afrimin e 'bomberit' 21-vjeçar

Pas përfundimit të negociatave mes Chelsea dhe Villarreal, ditën e sotme “blutë” e Londrës kanë prezantuar lojtarin e tyre më të ri, “bomberin” senegalez, Nicolas Jackson, me 21-vjeçarin që ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.

Chelsea do t’i paguajë për shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar “nëndetëseve të verdha” plot 37 milionë euro, 2 më shumë se klazuola e lirimit, por pagesa është paramenduar të bëhet në një plan afatgjatë.

Ndërkaq, kujtojmë se, sezonin që sapo lamë pas, Jackson mahiniti skuadrat e mëdha të Evropës, me performancat e tij te spanjollët e Villarreal, teksa arriti të shënojë 13 gola e të dhurojë 5 asistime, në 38 paraqitjet në fushën e blertë.