Formula 1/ Sërish 'pole position' për Verstappen, Ferrari jep shenja jete

 

Max Verstappen e nis me “pole position” fundjavën e Çmimit të Madh të Austrisë.

Në provat zyrtare, holandezi i Red Bullit regjistroi kohën më të shpejtë, duke treguar se vijon të mbetet favoriti kryesor për sprintin e së shtunës dhe garën e së dielës.

Shenja jete edhe nga Ferrari, me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz që do të nisen nga vendi i dytë dhe i tretë.

Pesëshen e parë e mbyllin britanikët Lando Norris (McLaren) dhe Lewis Hamilton (Mercedes).