Roberto Gagliardini largohet nga Interi, lojtarit nuk i rinovohet kontrata

 

Interi përshëndet dhe falenderon Roberto Gagliardini, të cilit i skadon kontrata me klubin zikaltër.

“U bashkua me skuadrën zikaltër në janar të vitit 2017 nga Atalanta, Roberto Gagliardini largohet nga Interi pasi ka koleksionuar 190 ndeshje të luajtura, në të cilat ka shënuar 16 gola. Ka fituar 1 titull kampion, 2 Kupa Italie dhe 2 Superkupa Italie.

Në sezonin e fundit ka luajtur 29 ndeshje, duke qenë pjesë e grupit që ngriti në qiell Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë. E gjithë familja interiste falenderon dhe përshëndet Gagliardinin”, shkruhet në njoftimin e Interit