Përfundon rinumërimi i 18 kutive të Bashkisë Kuçovë

Ka përfunduar procesi i numërimit për 18 kutitë e Bashkisë Kuçovë, proces që nisi pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi për rivlerësim të votave dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë bashki.

Pas përfundimit të rinumërimit, kandidatit të PS Kreshnik Hajdari iu hoqën 9 vota, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi iu hoqën 4 vota dhe kandidatit të PD-së së vulës, i’u hoqën 2 vota.