Tomor Alizoti takohet me Albin Kurtin në Prishtinë: Shqipëria duhet të jetë me Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka vizituar ditën e sotme në Prishtinë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

‘Ngjarjet dhe tensionet në veri të Kosovës, lufta e pandërprerë e Serbise për të mbajtur në krizë të vazhdueshme Kosovën dhe përpjektjet e qeverisë së Kosovës dhe shqiptarëve patriotë për të mos u nënshtruar ishin në qender të bisedës’, shkruan Alizoti në Facebook.

Gjithashtu Alizoti thekson se ‘Shqipëria duhet të jetë me Kosovën edhe se partnerët ndërkombëtarë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe pazëvendësueshëm’.

Postimi i plotë:

Një takim shumë i përzemërt dhe i rëndësishëm me Kryeministrin e Kosovës. Ngjarjet dhe tensionet në veri të Kosovës, lufta e pandërprerë e Serbise për të mbajtur në krizë të vazhdueshme Kosovën dhe përpjektjet e qeverisë së Kosovës dhe shqiptarëve patriotë për të mos u nënshtruar ishin në qender të bisedës. Kurti po shfaq forcë, dinjitet. Shqipëria duhet të jetë me Kosovën. Partnerët ndërkombëtarë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe pazëvendësueshëm.