FOTO/ Do të performoj sonte në sheshin ‘Skënderbej’, Enrique Iglesias mbërrin në Tiranë

Këngëtari i njohur latin, Enrique Iglesias pritet të mbaj mbrëmjen e sotme koncertin e tij të parë në Shqipëri.

Ylli do të performojë para publikut shqiptar në sheshin Skënderbej. Së fudnmi në rrjet po qarkullojnë pamjet të Enriques, i cili tashmë ka mbërritur në kryeqytet.

Koncerti i yllit të muzikës latine do të nisë në orën 21:30, Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle dhe pritet të dhurojë një super performancë para të gjithë fansave të tij.

Enrique ka publikuar gjithashtu pamje të sheshit ku do të mbahet dhe koncerti, teksa shkruan:

“Tirana, shihemi sonte”