SYRI TV/ PL denoncon ndotjen nga landfilli i Sharrës, Braimllari: Inceneratori, rrezik mjedisor
Nënkryetari i Partisë së lirisë, Endrit Brailmllari denoncoi ndotjen e ujërave të lumit Erzen nga koncensionari i Sharrës, duke vënë në rrezik jetën e banorëve.
Në një dalje për mediat, Braimllari deklaroi se miliona euro të takspaguesve shkojnë për inceneratorin që nuk ekziston, i cili tashmë është kthyer edhe në një rrezik mjedisor për shëndetin e qytetarëve.
Teksa dënoi faktin që për situatën alarmante nuk ka ansjë përgjegjës konkret, Braimllari deklaroi se këshilltarët bashkiak të opozitës do të hetojnë këtë çështje.