Derbi shqiptar në Women’s Champions League’, Vllaznia kundër kampiones së Kosovës

Vllaznia e femrave ka njohur ditën e sotme skuadrën me të cilën do të ndeshet në kualifikueset e “Ligës së Kampioneve”.

Vajzat shkodrane do të ndeshen në gjysmëfinale me kampionen e Kosovës, Hajvalia.

Në rast fitoreje, Vllaznia do të luajë kundër fitueses së sfidës Valur-Ankara Fomget për të vendosur nëse do të përsërisë suksesin e vitit të kaluar, për të shkuar në grupet e Ligës së Kampioneve.