Ndryshimet/ Emërohet drejtuesi i ri në Komisariatin e Sarandës

Në bazë të ndryshimeve të fundit në radhët e uniformave blu, Gerald Toska emerohet Shefi i ri i Komisariatit.

Gerald Toska zëvendëson në këtë detyrë Oltion Agollin. Agolli u emërua në krye të Komisariatit të Sarandës në janar 2023 dhe tashmë emërohet specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë Kryekomisar Gerald Toska ka 18 vite punë në strukturat e hetimit. Detyra e fundit drejtuese ka qënë Shef Komisariati në Komisaritin e Policisë Mallakastër.