Onana drejt Anglisë, zikaltërit nisin nga puna për gardianin e Spanjës

Andre Onana është favoriti numër një për të qenë mes shtyllave të Mançester Junajtidit sezonin e ardhshëm, me marrëveshjen që pritet të arrihet ditën e sotme, pasi drejtuesit e klubeve të kenë një tjetër mbledhje në Ibiza.

Ndërkohë që Interi pritet të përfitojë deri në 60 milionë euro nga shitja e tij, zikaltrit po vlerësojnë si pasardhës të mundshëm edhe Unai Simon, spanjollin 26-vjeçar të Atletiko Bilbaos.