Detaje të reja për arrestimin e dy shqiptarëve me kokainë në Greqi, ja ku e kishin fshehur drogën

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e dy shqiptarëve dje në Greqi, të cilët u kapën me kokainë dhe shuma të mëdha parash.

Policia greke ka publikuar video ku tregohej se ku i kishin fshehur shqiptarët 21 kg kokainë. Siç shihet dhe nga pamjet, droga ishte futur në një vend të përshtatur në kasetofonin e makinës.

Gjatë operacionit policor, efektivët grekë gjetën 21 kilogramë e 864.6 gram kokainë, 16.085 dollarë, 3.250 euro, dhe 4 celularë.

Të dy të arrestuarit janë dërguar drejt burgut të Athinës, ku pritet të merret masa e sigurisë nga drejtësia greke.