Jackson drejt Shkëndijës së Tetovës, ja shuma që përfiton Egnatia

Egantia me shumë mundësi do të humbasë kapitenin Jackson në këtë merkato verore. Skuadra rrogozhinase, që për herë të parë në histori merr pjesë ne Kupat e Europës (Conference League), është në bisedime të avancuara me Shkëndijën e Tetovës për shitjen e 24-vjeçarit.

Marrëveshja është afër finalizimit teksa kanë mbetur edhe për t’u përcaktuar detajet e fundit. Sipas "SuperSport", Egnatia do të fitojë 100 mijë euro nga ky transferim.

 

Jackson bërriti në ekipin rrogozhinas në vitin 2020, në Kategorinë e Parë. Më pas ka shkëlqyer për dy sezone në Superiore, duke shënuar 10 gola në 63 ndeshje në total.