FOTO/ 5 markat e makinave me më pak modele në rrugë

Disa prodhues makinash kanë zgjedhur që të ofrojnë pak modele, për shkak të ekskluzivitetit ose për personalizimin e makinave.

Zakonisht, këtë lloj biznesi e bëjnë markat luksoze. Në fotogalerinë e mësipërme do ju njohim me 5 markat që prodhojnë më pak modele.

Alpine

Alpine është një markë me një histori të gjatë, që ka rilindur disa vite më parë. Në fazën moderne, ajo e ka strukturuar gamën e saj rreth një modeli të vetëm, A110, prej të cilit ka lançuar versione të ndryshme, si dhe seri të veçanta. Situata do të ndryshojë nga tani deri në fund të dekadës, pasi do të bëhet një markë e makinave elektrike me një gamë prej shtatë modelesh. Procesi do të fillojë në vitin 2024 dhe do të çojë në përfshirjen e gjithçkaje, nga makinat kompakte te SUV.

Bugatti

Bugatti është ndoshta përfaqësuesi më i madh i ekskluzivitetit në botën e motorëve. Të gjitha modelet që lançon janë edicione unike, me një numër shumë të kufizuar njësish. Përveç kësaj, kur i prezanton ato, zakonisht janë të shitura. Vitet e fundit, gjithçka është rrotulluar rreth Chiron, një hipermakinë që ka shërbyer si bazë për modelet e tjera.

Isuzu

Ky rast është i ndryshëm, pasi Isuzu nuk është një prodhues luksoz. Është një markë e specializuar në automjetet e punës dhe që në tregun evropian, përveç kamionëve me një gamë të gjerë, shet vetëm një kamionçinë: D-Max.

Lynk & Co.

Një nga markat e para kineze që ka zbritur në Evropë, këtë e ka bërë për momentin vetëm me 01, një SUV mesatar me një sistem hibrid.

Rimac

Filloi rrugëtimin e tij me Concept One dhe, kur përfundoi prodhimi i tij, ai filloi projektin e tij të dytë, Rimac Nevera. Është kthyer në rivalin për të mposhtur në fushën e tij, brenda një dite ka thyer 23 rekorde shpejtësie. Megjithatë, ai ka humbur tashmë një rekord nga Koenigsegg Regera. /A2CNN