Refuzoi ofertën ‘faraonike’ nga Arabia, Romelu Lukaku dëshiron vetëm Interin

Dëshira e Romelu Lukakut për të qëndruar në Milano po bëhet gjithnjë e më e madhe. Raportohet se sulmuesi belg ka refuzuar një ofertë faraonike për të luajtur sezonin e ardhshëm në Arabinë Saudite.

Siç shkruan “Sky Sport”, Al-Hilal kanë kërkuar të kenë në skuadër lojtarin e Chelsea, por ky i fundit ka refuzuar ofertën e tyre me dëshirën për të qëndruar tek Interi.

Bëhet fjalë që klubi arab ka bërë një ofertë prej 58 milionë euro në sezon për sulmuesin, por ky i fundit nuk e ka pranuar. Synimi i vetëm i Lukakut është të luajë me fanellën zikaltër.

Nga ana tjetër, Interi tashmë po mendon të paraqesë ndaj Chelseat një ofertë prej 30 milionë euro që të transferojë në Milano Lukakun