Me kanabis me vete, arrestohet çifti në Vlorë

Policia e Vlorës ka ndaluar dhe arrestuar një çift, pak momente më parë në hyrje të qytetit bregdetar.

Gjatë kontrollit të policisë, çiftit i janë gjetur rreth një kilogram kanabis sativa.

Më pas “blutë” kanë ushtruar kontrolle edhe në banesat e personave.

Dy të rinjtë e kishin fshehur lëndën narkotike në një pako, teksa ishin duke udhëtuar me automjet.