Rusia hap çështje kundër 160 shtetasve të huaj të akuzuar si mercenarë ukrainas

Rusia ka hapur çështje penale kundër 160 shtetasve të huaj të akuzuar se kanë vepruar si mercenarë në emër të Ukrainës. 

“160 të huaj nga 33 vende” po ndiqen penalisht nga komiteti hetimor i Rusisë, tha agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

“U mblodhën dëshmi për pjesëmarrjen e mercenarëve nga Gjeorgjia, Shtetet e Bashkuara, Letonia, Suedia dhe shtete të tjera,” thuhet në postim.