Oficeri i policisë franceze që qëlloi 17-vjeçarin nën hetim për ‘vrasje të vullnetshme’

Një prokuror francez ka thënë se do të hetohet një oficer policie për “vrasje të vullnetshme” pasi ai qëlloi dhe vrau një shofer 17-vjeçar.

Prokurori i Nanterres, Pascal Prache tha se bazuar në një hetim fillestar, ai arriti në përfundimin se “kushtet për përdorimin e ligjshëm të armës nuk ishin përmbushur”.

Dy prokurorë janë emëruar për të udhëhequr hetimin, tha ai.

Prache tha se ai kërkoi që oficeri i policisë të mbahet në paraburgim. Ky vendim do të merret nga një gjykatës tjetër.

Vrasja e 17-vjeçarit Nahel gjatë një kontrolli trafiku të martën, e regjistruar në video, tronditi vendin dhe nxiti tensione të gjata midis të rinjve dhe policies, shkruan Associated Press.