‘Vlojnë’ mediat greke: Aleksis Tsipras ka firmosur dorëheqjen nga SYRIZA

Mediat greke shkruajnë se kanë informacione se në orët në vijim Aleksis Tsipras do të japë dorëheqjen nga SYRIZA.

Sipas informacioneve të “Zougla”, Alexis Tsipras ka njoftuar në mbledhjen e Zyrës Ekzekutive se po dorëzon dorëheqjen nga drejtimi i partisë në mënyrë që partia të kalojë në një konferencë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Kujtohet se Alexis Tsipras ka deklaruar natën e zgjedhjeve të 25 qershorit, “Unë do të jem i pari që do të vendos veten në gjykimin e anëtarëve të partisë”.