VIDEO/ Operacioni në Elbasan, të arrestuarit me autobus drejt Tiranës

Një operacion i madh u zhvillua në Elbasan, ku raportohet për dhjetëra të arrestuar, të përfshirë në trafik droge.

Në këtë operacion u përfshinë qindra forca policore, ndërsa të arrestuar janë shpërndarës dhe trafikantë droge.

Raportohet se janë firmosur 52 urdhër-arreste.

SYRI TV mëson se të arrestuarit do të transportohen me autobus drejt Tiranës, për shkak se janë dhjetëra persona.