Tjetër miqësore e shkodranëve në Bosnjë, Vllaznia ndalet nga HSK Posusje

 

Prej datës 21 qershor Vllaznia është shpërngulur në Bosnjë Herzegovinë, aty ku skuadra shkodrane po zhvillon një fazë përgatitore në prag të sfidave kundër Linfield në Conference League.

Skuadra e Memellit ka barazuar 1-1 me skuadrën HSK Posusje, që militon në elitën e futbollit boshnjak.

Kjo është miqësorja e dytë që shkodranët zhvillojnë në Bosnjë, pasi pak ditë më parë mposhtën me rezultatin 4-0 HNK Medjugoren. Kuqeblutë do të zhvillojnë edhe një tjetër miqësore në 2 korrik dhe më pas do të rikthehen në Shkodër.