I riu i vrarë në Paris, reagon Paul Pogba

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Paris, për të cilin po flasin të gjithë në rrjetet sociale. Nael, një djalë 17-vjeçar, u vra nga një polic, pas një refuzimit për t'iu bindur urdhrit të tij. Që atëherë, disa lojtarë si Kylian Mbappe apo Jules Kounde kanë reaguar duke treguar indinjatën e tyre dhe për të mbështetur familjen.

Këtë mbrëmje ka dashur të thotë disa fjalë edhe Paul Pogba . “U prehsh në paqe Nahel, ngushëllimet e mia mamasë dhe familjes së tij. Askush nuk e meriton të vdesë në moshën 17-vjeçare, aq më pak për refuzimin e urdhrit. Le të bëhet drejtësi” , ka thënë mesfushori i Juventusit. Mesazhi është i qartë.