Ja kur do të publikohet projekti i ri i Adelina Berishës dhe Deyzoh

Ka kohë që e kanë paralajmëruar.

Por, pritja për dëgjimin e këngës së re nga Adelina Berisha dhe Deyzoh do marrë fund nesër, shkruan Syri Kosova.

Kjo sepse dyshja në orën 18:00, nesër më 29 qershor, do e lancojnë këtë projekt, që pritet të jetë një nga hitet e verës.

Është mësuar që kënga ka mjaft ritëm, kështu që, bëhuni gati të vallëzojmë??