‘Prokuroria e familjes Felaj’/ Berisha: Një monstër e re e pseudoreformës Soros-Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reguar ashpër pas skandalit me emërimin e katër familjarëve të deputetes së PS-së Ermonela Felaj në Prokurorinë e Tiranës.

‘Prokuroria familjare. Një monstër e re e pseudoreformës së drejtësisë’, shkruan Berisha në Facebook.

Sipas Berishës, pas përdorimit të vetingut për gjueti shtrigash të bazuar në kritere me origjinë shoqërore, prejardhje krahinore, madje edhe besimin fetar dhe krijimit të drejtësisë së organizatave të Partisë Socialiste, pas shumëfishimit të korrupsionit dhe gjobës që paguajnë në procesin gjyqësor, pas privimit de fakto të qytetarëve shqiptarë nga procesi i drejtë ligjor, drejtësia e re e bazuar në reformën e Soros-Rama solli dhe një monstër të re, kurrë të parë apo të dëgjuar ndonjëherë më parë.

Berisha thekson se sot, Prokuroria e Tiranës, në një rast unik në botë si në asnjë vend të lirë, por edhe në asnjë diktature tjetër, udhëhiqet tani nga katër anëtarë me lidhje të para të ndrikull Felaj.

Postimi i plotë:

Prokuroria familjare. Një monstër e re e pseudoreformës së drejtësisë.

Miq, pas përdorimit të vetingut për gjueti shtrigash të bazuar në kritere me origjinë shoqërore, prejardhje krahinore, madje edhe besimin fetar dhe krijimit të drejtësisë së organizatave të Partisë Socialiste, pas shumëfishimit të korrupsionit dhe gjobës që paguajnë në procesin gjyqësor, pas privimit de fakto të qytetarëve shqiptarë nga procesi i drejtë ligjor, drejtësia e re e bazuar në reformën e Soros-Rama solli dhe një monster të re, kurrë të parë apo të dëgjuar ndonjëherë më parë.

Kjo është prokuroria familjare.

Kështu prokuroria e kryeqytetit të Shqipërisë është tani prokuroria e familjes Felaj, e njohur prej vitesh për lidhjet e provuara të saj me malavitën. Kështu, kjo prokurori, në një rast unik në botë si në asnjë vend të lirë, por edhe në asnjë diktature tjetër, udhëhiqet tani nga katër anëtarë me lidhje të para të ndrikull Felaj. Një rekord i zi! #sb