VIDEO/ Shoferi humb kontrollin, merr përpara 10 makina

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Selanik, ku një autobus ka marrë përpara 10 makina të parkuara. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Egnatia, ku fillimisht autobusi goditi 3 makina, të cilat morën me vete 7 të tjera.

Për fat, nga aksidenti shoferi ka marrë lëndime të lehta, e ndërsa nuk raportohet për të tjerë persona të plagosur.

Referuar mediave greke, shoferi, i cili do të merrte punëtorët për t’i çuar në vendet e tyre të punës, është në gjendje shoku dhe as nuk e di se si humbi kontrollin e mjetit. Sipas tij, ai nuk ka qenë as i përgjumur dhe as i lodhur. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet.