Këngëtari i njohur martohet për herë të katërt në moshën 89-vjeçare!

Kush tha që martesa ka një moshë të caktuar?! Këngëtari i famshëm i Four Seasons Frankie Vallee është martuar për herë të katërt në moshën 89-vjeçare me ish-drejtuesen e marketingut të CBS Jackie Jacobs.

“Është e mrekullueshme që kam gjetur dashurinë edhe një herë në këtë fazë të jetës sime”, tha këngëtari 89-vjeçar për revistën “People”. Me këngën ‘Can’t Take My Eyes Off Of You’ ata shkëmbyen betimet e dasmës në një ceremoni private në hotelin Westgate në Las Vegas, vetëm ata të dy.

Kjo është martesa e katërt për këngëtarin e njohur për zërin e tij të veçantë. Jacobs zbuloi se ata u takuan në një restorant në Los Angeles teksa darkonin me miqtë në vitin 2007.