E meriton! Dafina Zeqiri sapo i bëri vetes një super dhuratë

Projekte muzikore të shuma dhe koncerte çdo javë… kjo është rutina e Dafina Zeqirit, e cila është shndërruar në një nga artistet më të pëlqyera për publikun shqiptar.

Hitet e saj janë të panumërta, e të tilla do vijnë në ditët në vijim pasi ajo nuk e njeh fjalën “pushim”.

E për gjithë punën e bërë dhe lodhjen, Dafina sapo i bëri vetes një dhuratë të madhe, një makinë. Ajo postoi sot fotot me makinën e zgjedhur, e cila ka ngjyrën e bardhë.

Kujtojmë se Dafina sapo është ndarë nga lidhja disa vjeçare me Dj Geek, mirëpo ka rigjetur dashurinë pasi është fotografuar me një biznesmen të njohur në Kosovë.