FOTO/ I dëmtuar dhe me paterica, Bennacer mesazh Milanit për të ardhmen

 

Mesfushori algjerian Ismael Bennacer vijon periudhën e rehabilitimit, pas dëmtimit që pesoi fundin e sezonit, që e detyroi edhe të operohej. Faza e rehabilitimit do të jetë e gjatë dhe 25-vjeçari që luan me Milan në Serie A pritet të rikthehet vitin tjetër.

Gjithsesi, në një positm në rrjetet sociale, mesfushori i kuqezinjve jep sinjale pozitive për të ardhmen.

“Çdo ditë që kalon bëj një hap më shumë drejt rikthimit”, shkruan Bennacer, që poston edhe një foto ku është me paterica.

Dëmtimi i algjerianit krijoi mjaft probleme te Milan, pasi humbi një nga titullarët e mesfushës, duke detyruar klubin të ndërhyjë në merkato. Algjeriani luan prej 4 sezonesh me Milan, duke qenë një ndër më të mirët në mesfushë