Paraqitje e shkëlqyer e Alban Beqirit në Lojërat Europiane 2023, boksieri kuqezi kualifikohet në çerekfinale

 

Vazhdojnë paraqitjet e shkëlqyera të boksierit shqiptar Alban Beqiri në Lojërat Europiane 2023, që po zhvillohen në Poloni.

Boksieri kuqezi ka mposhtur me rezultatin 4-1 pas tre raundesh rivalin lituanez Aleksandr TROFIMCUK dhe është kualifikuar mes tetë më të mirëve të kontinentit në peshën 71 kg.

Alban Beqiri fitoi ndeshjen e parë kundër sllovenit Leburic, në boks në peshën 71kg me rezultatin 4-1 dhe tashmë është kualifikuar në çerekfinale