Reali i Madridit pranon të shesë yllin e mesfushës për 90 milionë euro
Blerja e Bellingham, duket se ka mbipopulluar mesfushën e Realit të Madridit dhe një nga yjet e skuadrës mund të largohet gjatë merkato së verës.
Ai që rrezikon më shumë është Federico Valverde dhe sipas mediave uruguaiane, për mesfushorin ka shfaqur interes Liverpool, që është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro për lojtarin.
Duket se kjo ofertë ka bindur klubin madrilen që janë të gatshëm që të transferojnë në Angli uruguaianin 24-vjeçar.