Zyrtare/ Lecce gjen trajner, i beson stolin Roberto D’Aversas

 

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Lecce ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Roberto D’Aversa do të drejtojë puliezët sezonin e ardhshëm në Serie A.

Ish-trajneri i Sampdorias ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion zgjatjeje nëse arrihet mbijetesa mes më të mirave të Italisë.

Në stafin e teknikut do të jenë edhe Andrea Tarozzi në postin e zëvendës-trajnerit, Salvatore Sullo dhe Simone Greco