Shfaqet provokuese me bikini në Instagram, Rezarta Shkurta zbulon reagimin e partnerit

Postimet “funny” të Rezarta Shkurtës që kryesisht lidhen me partnerin e saj Ermal Hoxhën janë të shpeshta në profilin e saj në Instagram.

Si ky i fundit, ku këngëtarja është zgjuar e motivuar për t’i bërë “diss” bashkëshortit.

E veshur me një palë bikini rozë, duke ndjerë vetën e saj pranë një pishine, ajo shkruan: “Për inat të binjakut”,-duke etiketuar Ermalin.

Sigurisht nuk ka munguar një reagim nga ky i fundit i cili i ka kthyer duke qeshur: “Shpirt ke shumë të drejtë, çohu vishu, ik në punë dhe publiko më mirë foto bebash.”

Këtë mesazh këngëtarja e ka publikuar në “Instastory” dhe në të shkruan: “Si urdhëro”, shoqëruar me një emoji duke qeshur.