Von der Leyen: Me Ramën diskutuam planin e ri për Ballkanin Perëndimor

Pas takimit me Kryeministrin e vendit Edi Rama, Presidentja e Komisionit Eurpian Ursula Von der Leyen ka dhënë më shumë detaje mbi çka është diskutuar.

Sipas kryekomisioneres europiane, me Ramën kanë diskutuar për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE. Po ashtu është folur për Planin e ri për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ky plan do afrojë rajonin me BE-në dhe do nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, thekson Von der Leyen.

Kujtojmë se kreu i qeverisë shqiptare u takua të Hënën me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel me të cilin diskutoi për situatën në të cilën gjenden Kosova me Serbinë.