FOTO/ Trupat ukrainase po rimarrin territorin në provincën Kherson

Forcat ukrainase thuhet se kanë kaluar lumin Dnipro dhe kanë rimarrë territorin në bregun e majtë të provincës Kherson, një lëvizje që hap rrugën për një përparim të mundshëm në të ardhmen drejt Krimesë.

Për momentin, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga komanda e lartë ushtarake e Ukrainës, por raportet sugjerojnë se njësitë ukrainase po kërkojnë të shfrytëzojnë dobësitë në pozicionin mbrojtës të Rusisë pas sabotimit në fillim të këtij muaji të digës Kakhovka.