Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, përplasen tre makina, disa të lënduar transportohen në spital

Përplasen tre automjete në superstradën Lezhë-Shkodër, tek kryqëzimi i Gojcave.

Bëhet me dije se disa persona janë lënduar dhe se janë dërguar në spitalin e Lezhës. Aktualisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentin është bllokuar edhe qarkullimi, ndërsa mjetet kanë përdorur si rrugë alternative, segmentin dytësor të rrugës Kallmet.