Fiorentina surprizë të hidhur Juventusit

Fiorentina nuk do ta shesë Federico Bernardeschin tek Juventusi, kështu që Interi i ka 40-milionë të gatshme për të siguruar talentin italian, gjithashtu i kërkuar nga Chelsea dhe Bayern Munich

23-vjeçari ende nuk i është përgjigjur kërkesës për vazhdimin e kontratës që i është ofruar në javët e fundit.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Viola e ka informuar Juventusin dhe Bernardeschin se nuk do të shitet te rivali “Zonja e Vjetër.”

Kjo largon nga gara konkurrentin kryesor, duke i hapur rrugë Interit, Chelseat dhe Bayern Munichut.

Kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2018 dhe është e mundshme që ai të nënshkruajë një të re për të fituar më shumë para nga shitja e tij këtë verë.