Merr flakë apartamenti në Tiranë/ E gjithë zona mbulohet nga tymi

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e ish-Ekspozitës në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara nga media duken flakët e përmasave të mëdha në katin e dytë të një pallati.

Nga ana tjetër e gjithë zona është përfshirë nga tymi. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2023, në afërsi të ish-Ekspozitës,  ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në bombulën e gazit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.