Ndërtoi pa leje në breg të detit, pranga 62-vjeçarit në Vlorë

Një 62-vjecar është  arrestuar për veprën penale “ndërtim pa leje” në Vlorë. Policia thekson se i arrestuari kishte ngritur dy objekte druri, pa lejen përkatëse të institucioneve përgjegjëse në plazhin e Jonufrit.

Autoritetet kanë nisur menjëherë verifikimet për këtë rast për të bërë të mundur zbulimin e personave të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar me të arrestuarin.