Një i vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në Stokholm nga aksidenti në një rrollercoaster

Një person ka humbur jetën dhe nëntë janë plagosur, përfshirë fëmijë, në një aksident me rrollercoaster në një park argëtimi në Stokholm.

Në park u panë ambulanca, zjarrfikëse dhe një helikopter dhe policia nisi hetimet.

Policia tha se nëntë persona po kuroheshin në spital, duke përfshirë tre të cilët kishin lëndime të rënda.