Mbytet aksidentalisht te 'Uji i Ftohtë' i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin bregdetar, Vlorë.

Një 80 vjeçar është mbytur aksidentalisht në lagjen e Uji i Ftohtë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.