Fjalët e para të Armando Sadikut pas transferimit në Indi

Armando Sadiku zgjodhi të nisë një aventurë të re, në Indinë e largët.

Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë një deklaratë pas transferimit tek Mohun Bagan. 

Në fjalët e tij të para si lojtar i këtij ekipi, është shprehur tepër i lumtur.

“Kur Mohun Bagan më kontaktoi, pashë në detaje kampionatin dhe më shtoi kuriozitetin. Sinqerisht, drejtuesit e këtij klubi më bindën brenda javës. Shpresoj që bashkë me shokët e ekipit të mbrojmë titullin. Jam krenar që të jem pjesë e një klubi 133 vjeçar”, tha Sadiku.