Tragjedia që tronditi Gjakovën: Zbulohet motivi që çoi në vrasjen e dy vëllezërve

Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy vëllezërit Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur.

Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë janë zbardhur edhe detaje të reja ekskluzive.

Burimet kanë bërë me dije se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën.

Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.

Burimet bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve është Gjon Gjokaj

Vdekjen e vëllezërve Islamaj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, teksa tashmë po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur në plotni rrethanat e rastit.