EMRAT/ Vrasja e dy vëllezërve në Gjakovë, ja kush janë viktimat dhe autori

Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy persona dyshohet se mbetën të vdekur, në rrethana akoma të dyshimta dhe për motive ende të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet e ditur se rasti tragjik ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Burimet shpjegojnë se personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve është Gjon Gjokaj

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vrasjen e dy vëllezërve, Haxhi dhe Blerim Islamaj.

Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e vendit të ngjarjes.