Me sytë nga sezoni i ri, ja kur do të rikthehet në stërvitje Paul Pogba

Paul Pogba kaloi një sezon të vështirë te Juventusi, teksa nuk luajti për shkak të dëmtimeve.

Mesfushori do të jetë në dispozicion të Juventusit që më 2 korrik, 8 ditë përpara datës së fillimit të përgatitjeve më 10 korrik.

Qëllimi është që francezi të fillojë të punojë me trajnerët në Kontinassa më herët se shokët e tij të skuadrës për të kompensuar kohën e humbur dhe për të lënë përfundimisht pas vetes problemet fizike dhe kritikat.