Gjenden plot 44 milionë euro në hotelin e Prigozhin në Shën Petersburg

Në hotelin Trezzini në Shën Petersburg, që besohet se është zyra e kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, dyshohet se janë gjetur para në vlerë prej 4 miliardë rubla, afërsisht 44 milionë euro.

Kjo u raportua nga një korrespondent i Fontanka, media ruse e gazetarisë hulumtuese. 

Nga erdhën paratë, kujt i përkisnin dhe për çfarë synoheshin nuk është ende e qartë, tani për tani ka vetëm teori. Prigozhin konfirmoi informacionin e lëshuar nga Fontanka. 

Sipas raportimeve, paratë kanë qenë të destinuara për të paguar pagat, të ashtuquajturat kompensim "Cargo 200" (për familjet e luftëtarëve) dhe çështje të tjera.