Moto GP/ Banjaja triumfon në ‘Çmimin e Madh të Holandës, renditja e pilotëve

Françesko Banjaja ka triumfuar në “Çmimin e Madh të Holandës” në MotoGP, duke rritur kështu epërsinë e tij në kampionat ndaj ndjekësve.

Në këto kushte, piloti italian i Dukatit, Banjaja ka 35 pikë epërsi ndaj Horge Martin në pushimin veror, me rinisjen e garave që është programuar për në fillim të gushtit në “Çmimin e Madh të Britanisë” në Silverstone.

Pas këtij suksesi, ai tha: “Është fantastike! Nuk ishte e lehtë, ata po shtynin shumë prapa”.

Në vendin e dytë u pozicionua piloti italian i Dukatit, Marko Bezekii.

Top-3 u përmbyll nga Aleiks Espargaro me Aprilas.

Vendi i katërt i takon Binder dhe i pesti shkoi për Martin.