‘Çështja Mbape’, presidenti i Federatës Franceze: Të qëndrojë sa më gjatë te PSG, aq më mirë

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Filipo Dialo, ka dhënë një intervistë për “Le Parisien”.

Ai është ndalur të “çështja Mbape” dhe thashethemet për transferimin e tij të mundshëm nga PSG-ja te Real Madridi.

Të gjithë duan të kenë lojtarët më të mirë në ligën e tyre. Janë ata që të bëjnë të ëndërrosh, që ndryshojnë ndeshjet. A duhet të qëndrojë? Përgjigja ime është se sa më gjatë të qëndrojë në Francë, aq më mirë është për futbollin francez, por nuk më takon mua të anashkaloj vullnetin e një lojtari”.