EMRI/ Pamje tronditëse nga aksidenti në rrugën Korçë-Bilisht, vdes polici

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Neviçisht.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një mjet tip trajler është përplasur me një makinë, duke shkaktuar vdekjen e një personi brenda kësaj makine.

Viktima është Ilir Duni, punonjës policie.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.