Drejtonin automjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 persona në Tiranë

Tre shoferë janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi janë konstatuar se drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Në pranga ka rënë O.B 40 vjeç i cili duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me portën e një banese private.

23 vjeçari K.A është kapur teksa drejtonte në gjendje të dehur makinën e tij tip ‘Audi’ në rrugën Liman Kapa.

Ndërsa 36 vjeçari B.L është arrestuar pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur teksa qarkullonte në sheshin “Nënë Tereza”.

Dy prej të arrestuarve kanë marrë ndihmën mjekësore të mjekëve pas dëmtimit, ndërsa vijojnë hetimet ndaj tyre.